Saktësi, Estetikë dhe Komoditet në çdo detaj
Materiale estetike me cilësi të lartë
Kurora dhe proteza të realizuara me materiale rezistente dhe me pamje natyrale, të përzgjedhura për të ofruar qëndrueshmëri dhe estetikë harmonike.
Projektim digjital i saktë
Teknologjitë diagnostike dhe skanimet digjitale na mundësojnë të krijojmë restaurime të sakta, të rehatshme dhe të përshtatura në mënyrë perfekte.
Laborator i brendshëm
Menaxhim i brendshëm i të gjitha fazave protetike, me kohë më të shkurtra nga marrja e masës deri te dorëzimi, si dhe kontroll i drejtpërdrejtë dhe i vazhdueshëm mbi cilësinë e rezultatit final.
Asistencë e vazhdueshme
Ndjekim çdo fazë të trajtimit me kujdes, duke garantuar mbështetje të vazhdueshme dhe kontrolle të dedikuara edhe pas dorëzimit të protezës.
Kurora Zirkon ose E-max
Kurorat dentare vendosen mbi implante, por mund të përdoren edhe për të mbuluar një dhëmb të thyer ose dëmtuar, kur dëmtimi është i konsiderueshëm, për shembull pas trajtimit të kanaleve.
Kurorat përdoren gjithashtu për të mbrojtur një dhëmb të brishtë nga thyerja, për të mbuluar dhëmbë të çngjyrosur ose me formë jo të rregullt, si dhe për të mbajtur në pozicion një urë ose një protezë.
Mbrojtje e dhëmbit natyral
Përmirësim estetik i buzëqeshjes
Zgjidhje rezistente dhe afatgjatë
Përshtatje e saktë dhe natyrale me dhëmbët ekzistues
Kurora Porcelani dhe Metal-Porcelan
Kurorat dentare prej porcelani ose metal-porcelan janë mbulesa mbrojtëse që vendosen mbi dhëmbët e dëmtuar për të rikthyer formën, funksionin dhe pamjen natyrale të tyre.
Këto kurora kombinojnë forcën e strukturës së brendshme metalike me estetikën e jashtme prej porcelani, duke ofruar një zgjidhje rezistente dhe njëkohësisht estetikisht harmonike, veçanërisht të përshtatshme për restaurime komplekse ose ura dentare.
Rezistencë e lartë falë strukturës metalike të brendshme
Estetikë natyrale me veshje qeramike
Zgjidhje e besueshme për restaurime komplekse dhe ura dentare
Rehabilitim me stabilitet dhe mbështetje afatgjatë
Proteza Fikse
Protezat fikse, janë zgjidhje e përhershme për zëvendësimin e të gjithë dhëmbëve që mungojnë në një nofull. Ato fiksohen mbi implantet dentare, duke ofruar stabilitet, rehati dhe ndjesi natyrale si dhëmbët e vërtetë.
Stabilitet i lartë falë vendosjes mbi implante dentare
Ndjesi natyrale gjatë përtypjes dhe të folurit
Zgjidhje fikse dhe të përhershme
Komoditet më i madh krahasuar me protezat e lëvizshme
Përmirësim i ndjeshëm i estetikës dhe cilësisë së jetës
Proteza të Lëvizshme
Protezat e lëvizshme, si protezat tradicionale, janë zgjidhje që mund të hiqen dhe vendosen lehtësisht nga pacienti. Ato mbështeten mbi strukturën kockore dhe indet e mishrave përreth, duke rikthyer funksionalitetin dhe estetikën e buzëqeshjes. Falë materialeve moderne dhe përshtatjes së personalizuar, ato sigurojnë rehati gjatë përdorimit të përditshëm dhe një pamje natyrale.
Zgjidhje praktike, të lehta për t’u vendosur dhe hequr
Përshtatje komode me mishrat dhe strukturën kockore
Alternativë ekonomike për zëvendësimin e dhëmbëve që mungojnë
Higjienë dhe mirëmbajtje e lehtë
Pyetje të shpeshta mbi protezat dhe kurorat
Sa e ka jetëgjatësinë një protezë dentare?
Jetëgjatësia mesatare varion nga 5 deri në 10 vite, por me mirëmbajtje të mirë dhe kontrolle të rregullta mund të zgjasë edhe më shumë.
Sa kohë nevojitet për realizimin e një proteze dentare?
Në përgjithësi nevojiten nga 8 deri në 10 ditë, në varësi të llojit të protezës dhe provave të nevojshme me pacientin.
Janë të dhimbshme për t'u mbajtur protezat dentare?
Jo. Protezat realizohen në mënyrë të personalizuar për t’u përshtatur sa më mirë me gojën e pacientit. Mund të nevojitet një periudhë e shkurtër përshtatjeje, por stafi ynë është gjithmonë në dispozicion për çdo rregullim të nevojshëm.
Çfarë llojesh protezash dentare ofroni?
Ofrojmë proteza fikse, proteza të lëvizshme dhe proteza të mbështetura mbi implante dentare. Çdo zgjidhje projektohet individualisht për të garantuar funksionalitet, komoditet dhe estetikë natyrale.
Përmbajtja
Protezat Dentare: Llojet, Materialet dhe Procesi i Trajtimit
Proteza dentare përdoret për të zëvendësuar një ose më shumë dhëmbë që mungojnë ose për të rikthyer funksionin dhe estetikën e një dhëmbi të dëmtuar. Në Gaia Dental Clinic ofrojmë proteza fikse, proteza të lëvizshme dhe proteza mbi implante, duke ofruar zgjidhjen më të përshtatshme sipas nevojave dhe gjendjes klinike të secilit pacient.
Proteza Fikse: Kurora, Ura dhe Inlay
Kurorat e zirkonit multistrat janë një nga zgjidhjet më të përdorura për restaurimin e dhëmbëve të devitalizuar dhe për zonat që i nënshtrohen forcave të larta përtypëse. Për trajtimet estetike të buzëqeshjes përdorim E-max, e njohur për transparencën dhe natyralitetin e saj të lartë.
Urat dentare përdoren për të zëvendësuar një ose më shumë dhëmbë që mungojnë, duke u mbështetur mbi dhëmbët fqinjë ose mbi implante dentare.
Inlay: alternativë për mbushjet masive
Kur dëmtimi i shkaktuar nga kariesi është tepër i madh për t’u trajtuar me një mbushje të zakonshme, por dhëmbi nuk ka nevojë ende për kurorë, teknika Inkay përfaqëson një alternativë konservative dhe efektive. Realizuar në kompozit ose qeramikë, rikthen formën, funksionin dhe rezistencën e pjesës së dëmtuar, duke ruajtur në maksimum strukturën natyrale të dhëmbit.
Proteza të Lëvizshme: Totale dhe Parciale
Proteza totale e lëvizshme përdoret për të zëvendësuar të gjithë dhëmbët që mungojnë në një nofull, duke rikthyer funksionin e përtypjes dhe estetikën e buzëqeshjes. Proteza parciale, ndërkohë, zëvendëson vetëm dhëmbët që mungojnë dhe fiksohet mbi dhëmbët natyralë të mbetur përmes kapëseve ose sistemeve të posaçme për fiksimin e tyre.
Këto proteza përfaqësojnë një zgjidhje funksionale, të aksesueshme dhe ekonomike për pacientët që nuk janë kandidatë për implante dentare ose që preferojnë një alternativë jo kirurgjikale.
Proteza mbi Implante
Protezat mbi implante ofrojnë një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë për zëvendësimin e dhëmbëve që mungojnë. Në varësi të rastit klinik, mund të realizohen kurora individuale mbi implante, ura për zëvendësimin e disa dhëmbëve ose rehabilitime të plota të harkut dentar me sisteme si All-on-4 dhe All-on-6.
Procesi dhe Afatet e Realizimit
Trajtimi nis me një vizitë të detajuar dhe skanim digjital intraoral për të vlerësuar gjendjen e gojës dhe për të planifikuar restaurimin protetik.
Falë laboratorit të integruar në klinikë, shumica e protezave realizohen brenda 8-10 ditësh, në varësi të llojit të punimit dhe fazave të provës së nevojshme. Përpara vendosjes përfundimtare kryhet një provë estetike për të konfirmuar formën, ngjyrën dhe përshtatjen e restaurimit.
Jetëgjatësia dhe Mirëmbajtja
Me higjienë të rregullt orale dhe kontrolle periodike çdo 6-12 muaj, një kurorë prej zirkoni mund të zgjasë mesatarisht 10-15 vjet ose më shumë. Protezat e lëvizshme mund të kenë nevojë për përshtatje periodike me kalimin e kohës për të ruajtur komoditetin dhe funksionalitetin optimal.
Të gjitha punimet protetike realizohen me materiale të certifikuara dhe mbulohen nga garancia sipas kushteve të përcaktuara në planin e trajtimit.
Fillo të kujdesesh për veten!
Rezervo një konsultë dhe zbulo zgjidhjen më të përshtatshme mes protezave dhe kurorave dentare për të rikthyer funksionalitetin, estetikën dhe sigurinë në buzëqeshje.
- Preventiv falas
- Laborator dentar brenda në klinikë
- Garanci mbi materialet dhe punimet