Mirë se vjen në Gaia Clinic!

Trajtime dentare moderne në një ambient mikpritës, duke kombinuar teknologjinë e avancuar me kujdes të personalizuar për çdo pacien. Të përkushtuar ndaj cilësisë, inovacionit dhe shërbimit të plotë dentar.

Konsultë falas

Plan i personalizuar

Garanci për çdo shërbim

Gjithmone pranë teje

gaia clinic

Pse të zgjedhësh Gaia Clinic?

Klinikë moderne dhe staf i certifikuar

Struktura tona prej 650 m² është e pajisur me teknologji të fundit dhe specialistë me eksperiencë vendase dhe ndërkombëtare.

Mbi 10,000 pacientë të kënaqur

Rezultate të shkëlqyera dhe dëshmitë reale që garantojnë siguri dhe besueshmëri që nga viti 2003.

Vlerësim klinik falas

Vizita juaj e parë e vlerësimit është pa pagesë dhe pa asnjë detyrim. Plani juaj i trajtimit dhe oferta vijnë brenda 24 orëve.

Gjithmonë pranë jush

Ekipi ynë ju mbështet në çdo hap të procesit të kujdesit, nga konsulta e parë deri tek ndjekja pas trajtimit.

Klinika

Gaia Clinic: cilësi, profesionalizëm, teknologji dhe kujdes ndaj pacientit

Gaia Clinic është një strukturë moderne prej 650 m², e projektuar për të ofruar komoditet dhe efikasitet, me një gamë të gjerë shërbimesh dentare dhe kirurgjikale të disponueshme në një vend të vetëm.

Me 6 salla operative dhe 2 salla kirurgjikale multidisiplinare, ofrojmë trajtime të plota në implantologji, protetikë, ortodonci, estetikë dentare dhe kirurgji maksilofaciale.

  • 650 m² sipërfaqe klinike

  • TAC 3D dhe radiologji dixhitale - Dentsply Sirona Axeos CBCT me cefalometri

  • Ekip multidisiplinar i specializuar në estetikë dentare dhe implantologji

  • Laborator dentar i brendshëm për punime cilësore dhe të shpejta

  • Materiale premium të certifikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik

Pse meriton kujdes dentar pa kompromise?

Nuk është e nevojshme të udhëtoni jashtë vendit për të marrë trajtim dentar të standardeve europiane. Nga kontrolli dhe ekzaminimi i plotë, te trajtimet konservative, kirurgjia orale, ortodoncia, implantologjia dhe punimet protetike me laborator dentar të brendshëm, ofrojmë një qasje gjithëpërfshirëse me të njëjtën cilësi dhe saktësi si klinikat më të mira në Evropë, direkt në zemër të Tiranës. Të gjitha proceset realizohen nga një ekip multidisiplinar me formim ndërkombëtar, duke garantuar trajtim të koordinuar, pa nevojën për referime apo klinika të tjera.

  • Teknologji e avancuar

  • Plan i personalizuar me çmime konkurruese

  • Trajtim i plotë

  • Kujdes i vazhdueshëm pas trajtimeve

Punimet tona më të fundit
ParaKurora zirkoni
PasKurora zirkoni mbi dhëmbë natyralë dhe implante — Pas
Kurora zirkoni mbi dhëmbë natyralë dhe implante
ParaKurora zirkoni mbi dhëmbë natyralë — Para
PasKurora zirkoni mbi dhëmbë natyralë — Pas
Kurora zirkoni mbi dhëmbë natyralë
ParaKurora zirkon-qeramikë mbi dhëmbë natyralë dhe implante — Para
PasKurora zirkon-qeramikë mbi dhëmbë natyralë dhe implante — Pas
Kurora zirkon-qeramikë mbi dhëmbë natyralë dhe implante
ParaRehabilitim total All-on-6 me kurora zirkoni — Para
PasRehabilitim total All-on-6 me kurora zirkoni — Pas
Rehabilitim total All-on-6 me kurora zirkoni
ParaRehabilitim total All-on-6 me implante zigomatike dhe pterigoide dhe kurora zirkoni — Para
PasRehabilitim total All-on-6 me implante zigomatike dhe pterigoide dhe kurora zirkoni — Pas
Rehabilitim total All-on-6 me implante zigomatike dhe pterigoide dhe kurora zirkoni
ParaKurora zirkoni mbi dhëmbë natyralë dhe implante — Para
PasKurora zirkoni mbi dhëmbë natyralë dhe implante — Pas
Kurora zirkoni mbi dhëmbë natyralë dhe implante
ParaRehabilitim total All-on-6 me kurora zirkoni — Para
PasRehabilitim total All-on-6 me kurora zirkoni — Pas
Rehabilitim total All-on-6 me kurora zirkoni
ParaRehabilitim total All-on-6 me kurora zirkoni — Para
PasRehabilitim total All-on-6 me kurora zirkoni — Pas
Rehabilitim total All-on-6 me kurora zirkoni
Përvojat reale të pacientëve tanë
Mbi 10.000 pacientë na kanë besuar trajtimet e tyre qe nga viti 2010. Përshtypjet e tyre më poshtë pasqyrojnë përvoja reale pranë klinikës sonë

Udhetova nga Danimarka per te modeluar fasetat e kompozitit. Per nje kohe rekord arritem nje rezultat super. Doktoreshe Anisa duararte. Staf i kualifikuar, dhe shume profesional. E rekomandoj plotesisht si klinike! Pershendetjet me te mira per kliniken deri ne takimin e rradhes!

Anila N.

Ho fatto presso la loro struttura a Tirana degli impianti dentali e mi sono trovato benissimo. Personale qualificato, educato e disponibile. Per ora la mia esperienza è molto sodsiafacente! Consigliatissimi. "Në këtë klinikë kam vendosur implante dentare dhe kam mbetur shumë i kënaqur. Personel i kualifikuar, i sjellshëm dhe i gatshëm për të të ndihmuar. Deri tani, përvoja ime është shumë e pozitive! I rekomandoj."

Giuseppe P.

Sono venuta per la prima volta, e gentilezza e disponibilità sono la cosa che danno sicurezza nell'affrontare questa esperienza. La professionalità è eccellente e soprattutto i complimenti al chirurgo, dottoressa Anissa, e Albi il nostro contatto, per qualsiasi problema. Complimenti davvero a tutti. La consiglio. "Është hera e parë që vij në këtë klinikë dhe mirësjellja, gatishmëria për të ndihmuar dhe kujdesi i stafit janë ato që të japin siguri për ta përjetuar me qetësi këtë eksperiencë. Profesionalizmi është i shkëlqyer dhe një falënderim i veçantë shkon për kirurgun, doktoreshë Anisën, si edhe për Albin, personin tonë të kontaktit për çdo nevojë apo problem. Komplimente për të gjithë stafin. E rekomandoj me shumë kënaqësi."

Bruna C.

Ancora oggi per l'ennesima volta ho trovato delle persone veramente gentili disponibili e molto qualificate... Organizzazione sempre ottima seguita con professionalità da Claudio💪 Ringrazio tutti di ❤️ Ci vediamo presto a Tirana. "Edhe sot, për të disatën herë radhazi, kam gjetur njerëz vërtet të sjellshëm, të gatshëm për të ndihmuar dhe shumë të kualifikuar. Organizimi është gjithmonë i shkëlqyer dhe ndiqet me profesionalizëm nga Klaudio. 💪 Falënderoj të gjithë me gjithë zemër ❤️. Shihemi së shpejti në Tiranë."

Davide

Innanzitutto voglio ringraziare tutti per la gentilezza e professionalità dai dottori, alle assistenti, ai tecnici e segretarie. Mi sono trovata benissimo in questa clinica e sono stata molto soddisfatta del lavoro finito. Un ringraziamento speciale lo faccio alla dottoressa Irena che mi ha seguita con molta attenzione, pazienza e professionalità. Poi ringrazio anche la dottoressa Anisa che è sempre molto disponibile, solare, e amorevole. Che dire per me è una clinica Top, ❤️ Vi ringrazio tutti siete super 😍 "Para së gjithash, dua t’i falënderoj të gjithë për mirësjelljen dhe profesionalizmin e treguar – nga mjekët, asistentët, teknikët dhe stafi i recepsionit. Jam ndier shumë mirë në këtë klinikë dhe kam mbetur jashtëzakonisht e kënaqur me rezultatin përfundimtar të trajtimit. Një falënderim të veçantë dua t’ia dedikoj doktoreshë Irenës, e cila më ka ndjekur me shumë kujdes, durim dhe profesionalizëm gjatë gjithë procesit. Gjithashtu, falënderoj edhe doktoreshë Anisën, e cila është gjithmonë e disponueshme, pozitive dhe e përkushtuar ndaj pacientëve. Për mua, kjo është një klinikë e nivelit më të lartë. ❤️ Ju falënderoj të gjithëve, jeni të mrekullueshëm! 😍"

Micaela B.

Una bellissima scoperta aver trovato questo centro dove ti curano i denti con tantissima attenzione e professionalità, il tutto accompagnato da un personale carinissimo, gentilissimo e premuroso. Veramente un bellissimo ambiente dove ti fanno sentire tranquillo su ogni aspetto. "Ishte një zbulim i mrekullueshëm të gjeja këtë klinikë, ku kujdesi dentar ofrohet me shumë vëmendje dhe profesionalizëm. E gjithë kjo shoqërohet nga një staf jashtëzakonisht i sjellshëm, mikpritës dhe i kujdesshëm ndaj pacientëve. Një ambient vërtet i këndshëm, ku të bëjnë të ndihesh i qetë dhe i sigurt në çdo aspekt të trajtimit"

Roberto B.

Pyetjet të shpeshta

Si të rezervoj një takim në Gaia Clinic?

Mund të na kontaktoni me telefon (+355 69 707 7577), nëpërmjet formularit të faqes sonë ose direkt në klinikë. Ekipi ynë ju përgjigjet brenda 24 orëve dhe ju cakton orarin sipas disponueshmërisë suaj.

Çfarë teknologjie përdoret në klinikë?

Klinika është e pajisur me teknologji moderne digjitale për diagnoza dhe trajtime të sakta, përfshirë TAC 3D Dentsply Sirona Axeos CBCT me cefalometri, skanerë intraoralë dhe pajisje digjitale të gjeneratës së fundit. Gjithashtu Gaia Clinic disponon laborator odontoteknik të brendshëm me teknologji Imes Icore - duke garantuar kurora dhe proteza me saktësi maksimale brenda 7–14 ditëve.

Ofroni asistencë pas trajtimit?

Po! Në Gaia Clinic e ndjekim pacientin edhe pas përfundimit të trajtimit, duke ofruar kontrolle, udhëzime post-terapie dhe mbështetje të vazhdueshme edhe në distancë.

Ofron Gaia Clinic garanci për trajtimet dentare?

Po! Gaia Clinic ofron garanci të dokumentuara për të gjitha shërbimet dhe trajtimet dentare, përfshirë punimet protetike dhe implantologjinë. Çdo rast shoqërohet me garanci të shkruar të përcaktuar në planin e trajtimit dhe në dokumentacionin përkatës.

Në veçanti, implantet Straumann® përfshijnë garanci të përjetshme nga prodhuesi, duke ofruar siguri afatgjatë dhe besueshmëri maksimale për pacientin.

Konsulta mjekësore është falas?

Po! Në Gaia Clinic, vlerësimi klinik fillestar dhe plani i trajtimit ofrohen pa pagesë dhe pa asnjë detyrim.

Shëndeti oral në Gaia Dental Clinic: Një pasqyrë e plotë e standardit tonë

Kujdesi për dhëmbët nuk është thjesht një procedurë estetike, por një investim afatgjatë në shëndetin dhe vetëbesimin tënd. Në Gaia Dental Clinic, pacientët tanë gjejnë një strukturë klinike të kompletuar, një ekip mjekësh specialistë dhe teknologjinë më të avancuar digjitale, duke shmangur nevojën për të kërkuar trajtime jashtë vendit. Në këtë faqe do të gjeni rrugëtimin tuaj drejt një buzëqeshjeje të re – me transparencë maksimale dhe pa asnjë rrugë të shkurtër.

Pse Gaia Dental Clinic është lider në shërbimin dentar lokal

Klinika jonë moderne me një sipërfaqe prej 650 m² ofron një cikël të mbyllur dhe të integruar trajtimi:

Salla Kirurgjikale të Dedikuara: Ambientet tona janë të pajisura me teknologjinë më të fundit për ndërhyrje të sigurta dhe sterile.

Diagnostikim i Avancuar: Çdo ekzaminim kryhet në klinikë me TAC 3D për saktësi milimetrike.

Laborator i Brendshëm: Projektimi i fasetave (veneers), kurorave dhe protezave dentare bëhet në mënyrë digjitale me softuerët më të mirë të tregut (si Exocad), duke garantuar përshtatje perfekte dhe kohë rekord.

Implante Premium: Ofrojmë zgjedhje të personalizuara sipas nevojave klinike dhe buxhetit të pacientit - nga opsionet më ekonomike e cilësore, deri te linjat elitare si Straumann® dhe JDentalCare, të njohura ndërkombëtarisht për biokompatibilitet dhe jetëgjatësi.

Çfarë do të thotë një "Plan Trajtimi i Personalizuar" për ne?

Për ekipin tonë, çdo pacient meriton një qasje unike. Nuk besojmë në zgjidhje të shpejta. Çdo plan trajtimi nis me një analizë të detajuar klinike dhe imazherike dhe shoqërohet me një preventiv të qartë e të firmosur, pa asnjë kosto të fshehur.

Trajtimet më të kërkuara nga pacientët tanë

Implantologji me ngarkesë të menjëhershme (All-on-4, All-on-6, All-on-8): Rindërtim i plotë i harkut dentar për pacientët që kanë humbur dhëmbët, duke rikthyer funksionin e plotë brenda pak ditëve.

Faseta në Qeramikë/E-max: Transformim estetik i buzëqeshjes me fasetat më të hollë dhe natyrale në treg.

Ortodonci me maskerina transparente: Drejtimi i dhëmbëve me maskerina transparente, të padukshme dhe komode për jetën e përditshme.

Si zhvillohet rrugëtimi në klinikë

Konsulta e parë: Kryejmë vizitën fillestare, duke bërë ekzaminimet e nevojshme për të kuptuar gjendjen e kockës dhe dhëmbëve.

  1. Prezantimi i Planit: Shpjegohen alternativat e trajtimit, materialet që do të përdoren dhe kohëzgjatja e trajtimit.
  2. Faza Klinike: Fillon dhe realizohet trajtimi sipas protokolleve klinike të standardizuara. Në rastet kur pacienti ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, procedurat kryhen me anestezi lokale ose, kur është e nevojshme, me teknika të avancuara anestezie, duke siguruar një përvojë plotësisht pa dhimbje dhe monitorim të vazhdueshëm të parametrave klinikë gjatë gjithë ndërhyrjes.
  3. Ndjekja dhe Mirëmbajtja: Falë vendndodhjes sonë në Tiranë, kontrollet periodike dhe mirëmbajtja e trajtimeve komplekse bëhen lehtësisht sipas rutinës.

Garancitë dhe Protokollet tona

Profesionistët tanë ndjekin protokollet më strikte ndërkombëtare të sterilizimit dhe trajtimit, të certifikuara nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Për çdo implant, fasetë apo kurorë të vendosur, ju do të pajiseni me:

Pasaportë Implanti: Ku përfshihen specifikimet dhe origjina e certifikuar e materialit.

Garanci me Shkrim: Për të garantuar qetësi dhe siguri në vitet që vijnë.

Gati për të bërë hapin e parë drejt një buzëqeshjeje të re?

Plotësoni formularin e kontaktit ose na telefononi. Konsulta e parë dhe plani fillestar i trajtimit janë plotësisht falas dhe pa asnjë angazhim nga ana juaj. Preventivi juaj i detajuar do të jetë gati brenda 24 orëve.

Gati për të filluar rrugëtimin e kujdesit dentar?

Plotëso formularin ose na telefono. Ekipi ynë do të të kontaktojë brenda 24 orëve me një plan të personalizuar dhe një preventiv falas.

  • Konsultë falas
  • Plan trajtimi i personalizuar
CallOut image