Je një hap larg buzëqeshjes që ke ëndërruar gjithmonë!
Një implant të vetëm, një transformim estetik të buzëqeshjes apo rehabilitim të plotë të gojës? Ekipi ynë të shoqëron në çdo hap të trajtimit me profesionalizëm dhe transparencë.
- Staf i specializuar me përvojë shumëvjeçare në implantologji dhe estetikë dentare
- Plan trajtimi i personalizuar dhe preventiv i detajuar pa detyrim
- Implante dentare premium Straumann®
- Garanci e shkruar për trajtimet e përzgjedhura dhe kujdes i vazhdueshëm ndaj pacientëve
- Laborator protetik i dedikuar
Kërkoni konsultimin tuaj falas
Do t'ju kontaktojmë brenda 24 orëve.
Kush jemi
Gaia Dental Clinic është një qendër dentare multidisiplinare e projektuar për të ofruar të gjitha trajtimet në një vend të vetëm.
Me mbi 20 vite eksperiencë klinike, Gaia Dental Clinic kombinon teknologjitë 3D, planifikimin digjital dhe protokollet ndërkombëtare për të garantuar trajtime të sakta, të sigurta dhe të personalizuara.
Një organizim i integruar dhe një ekip i specializuar punojnë në bashkëpunim të ngushtë për të ofruar zgjidhje funksionale dhe estetike, duke siguruar një proces trajtimi të strukturuar dhe të kujdesshëm për çdo pacient.
Klinikë moderne me mbi 650 m² në zemër të Tiranës
Diagnostikë digjitale dhe radiologji 3D në klinikë
Mjekë stomatologë me eksperiencë shumëvjeçare
Një buzëqeshje e re fillon me një plan të qartë
Nuk ke nevojë për vendime të komplikuara apo pritje të gjata.
Në Gaia Dental Clinic gjithçka nis me një vlerësim të thjeshtë dhe të qartë të rastit tënd. Brenda një vizite, kupton saktësisht çfarë mund të bëhet, sa zgjat trajtimi dhe cili është rezultati që mund të arrijmë së bashku.
Qëllimi ynë është i thjeshtë: të rikthejmë funksionin, estetikën dhe besimin në buzëqeshjen tënde, me një proces të qartë, të parashikueshëm dhe pa surpriza.
Vlerësim i plotë klinik gjatë një vizite të vetme
Plan trajtimi i qartë dhe i personalizuar për çdo pacient
Informacion i detajuar për kohëzgjatjen dhe rezultatet e trajtimit
Proces i thjeshtë, i shpejtë dhe i parashikueshëm
Zgjidhje për çdo nevojë
Implantologji
Zëvendësim modern i dhëmbëve të humbur me implante dentare që ofrojnë stabilitet dhe estetikë natyrale. Zgjidhje afatgjata me rezultate funksionale dhe natyrale.
Ortodonci
Maskerina transparente dhe aparate ortodontike estetikë. Zgjidhje moderne që ofrojnë rehati maksimale gjatë trajtimit dhe rezultate të harmonizuara me buzëqeshjen natyrale.
Protetikë/Krijim i buzëqeshjes
Kurora zirkoni, faseta zirkoni dhe proteza të personalizuara të realizuara në laboratorin tonë të brendshëm për rezultate estetike shumë natyrale dhe një buzëqeshje të përsosur.
Pse Gaia Clinic
Teknologji moderne
Diagnostikë digjitale, radiologji 3D dhe planifikim i saktë për rezultate të parashikueshme dhe të sigurta.
Ekip multidisiplinar
Specialistë të fushave të ndryshme të stomatologjisë punojnë së bashku për të ndërtuar planin më të mirë për çdo pacient.
Materiale premium
Përdorim materiale dhe sisteme implantare të standardeve ndërkombëtare, të zgjedhura për siguri dhe jetëgjatësi.
Vetëm 3 hapa drejt buzëqeshjes tënde të re
1. Rezervo Konsultën
Plotëso formularin dhe ekipi ynë do të të kontaktojë për të caktuar takimin.
2. Merr planin e trajtimit
Mjekët tanë analizojnë situatën tënde klinike dhe përgatisin planin e trajtimit
3. Fillo Trajtimin
Implante, faseta ose buzëqeshje e plotë në 1–5 ditë. Garanci e shkruar. Ndjekje dhe kontrolle të përfshira pa kufizim, sa herë që është e nevojshme.
Ho fatto presso la loro struttura a Tirana degli impianti dentali e mi sono trovato benissimo. Personale qualificato, educato e disponibile. Per ora la mia esperienza è molto sodsiafacente! Consigliatissimi. "Në këtë klinikë kam vendosur implante dentare dhe kam mbetur shumë i kënaqur. Personel i kualifikuar, i sjellshëm dhe i gatshëm për të të ndihmuar. Deri tani, përvoja ime është shumë e pozitive! I rekomandoj."
Giuseppe P.Sono venuta per la prima volta, e gentilezza e disponibilità sono la cosa che danno sicurezza nell'affrontare questa esperienza. La professionalità è eccellente e soprattutto i complimenti al chirurgo, dottoressa Anissa, e Albi il nostro contatto, per qualsiasi problema. Complimenti davvero a tutti. La consiglio. "Është hera e parë që vij në këtë klinikë dhe mirësjellja, gatishmëria për të ndihmuar dhe kujdesi i stafit janë ato që të japin siguri për ta përjetuar me qetësi këtë eksperiencë. Profesionalizmi është i shkëlqyer dhe një falënderim i veçantë shkon për kirurgun, doktoreshë Anisën, si edhe për Albin, personin tonë të kontaktit për çdo nevojë apo problem. Komplimente për të gjithë stafin. E rekomandoj me shumë kënaqësi."
Giulia B.Ancora oggi per l'ennesima volta ho trovato delle persone veramente gentili disponibili e molto qualificate... Organizzazione sempre ottima seguita con professionalità da Claudio💪 Ringrazio tutti di ❤️ Ci vediamo presto a Tirana. "Edhe sot, për të disatën herë radhazi, kam gjetur njerëz vërtet të sjellshëm, të gatshëm për të ndihmuar dhe shumë të kualifikuar. Organizimi është gjithmonë i shkëlqyer dhe ndiqet me profesionalizëm nga Klaudio. 💪 Falënderoj të gjithë me gjithë zemër ❤️. Shihemi së shpejti në Tiranë."
DavideFAQ
Sa zgjat konsulta?
Vizita e parë zakonisht zgjat 30–60 minuta dhe përfshin vlerësimin klinik dhe diskutimin e opsioneve të trajtimit.
A mund të marr një preventiv para trajtimit?
Po. Pas diagnostikimit do të merrni një plan trajtimi të detajuar dhe preventiv të personalizuar.
Çfarë marke implantesh përdorni?
Përdorim sisteme implantare premium të njohura ndërkombëtarisht, përfshirë Straumann®.
Ofroni garanci?
Po. Për trajtime të caktuara ofrohet garanci sipas protokolleve të klinikës.
Mund të kryej disa trajtime në të njëjtën klinikë?
Po. Në Gaia Dental Clinic ofrojmë diagnostikë, implantologji, ortodonci, estetikë dentare, periodontologji dhe kirurgji orale në një strukturë të vetme.
Gati për buzëqeshjen tënde të re?
Plotëso formularin dhe do të të kontaktojmë sa më parë për të përcaktuar orarin dhe ditën!
Merr ofertën tënde falas sot
Tregona çfarë ke nevojë — do të të përgjigjemi brenda 24 orësh, pa asnjë detyrim.
Kërkoni konsultimin tuaj falas
Do t'ju kontaktojmë brenda 24 orëve.