Dr. Irena Dardaj
Dr. Irena Dardaj është një profesioniste me kualifikim të lartë në fushën e endodoncisë dhe stomatologjisë konservative, me fokus të veçantë në hartimin e planeve të personalizuara të trajtimit. Pas diplomimit në Stomatologji në Universitetin Mjekësor të Tiranës, vijoi formimin e saj me kurse të avancuara mbi fasetat direkte dhe indirekte, si dhe teknologjitë moderne implantare.
Në punën e saj të përditshme, Dr. Dardaj kombinon përdorimin e materialeve të cilësisë premium me teknologjitë moderne digjitale për t’i rikthyer pacientëve funksionalitetin e plotë dhe bukurinë natyrale të buzëqeshjes. Për Dr. Dardaj, vlera e çdo trajtimi nuk qëndron vetëm te suksesi klinik, por edhe te ndikimi i fortë pozitiv emocional që përmirësimi i buzëqeshjes ka në vetëbesimin dhe cilësinë e jetës së pacientëve që i besojnë kujdesit të saj.
- Master në Stomatologji dhe eksperte në endodonci
- Specialiste në teknikat e avancuara të dekortikimit gradual
- Eksperte në stomatologjinë konservative dhe estetikën e buzëqeshjes
Le të gjejmë së bashku trajtimin e duhur për ty.
Rezervo një konsultë falas në klinikë dhe merr përgjigje të qarta për çdo pyetje që ke.
- Konsultë falas
- Plan trajtimi i personalizuar